Shpëtohen nëntë persona nga jahti që mori flakë (Video)

PUBLIKUAR

Rreth 80 kilometra larg ishujve Shetland që ndodhen në Skoci, një jaht është përfshirë në flakë, ndërsa udhëtarët kanë shpëtuar të palënduar, pasi janë hedhur në det.

Rojat bregdetare kanë ndërmarrë një aksion të shpejtë, ku kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe i kanë marrë nëntë persona që kishin mbetur në detin e hapur, afër lundrës që digjej, transmeton Telegrafi.

Në xhirimet e bëra nga helikopteri, shihet jahti duke u djegur, ndërsa tundet nga valët e detit.

Nuk dihet si ka ndodhur aksidenti, por disa nga udhëtarët kanë thënë se e kanë dëgjuar një eksplodim./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Rama: Sot ata që sulmojnë policinë janë kriminelë dhe kërkojnë gjak

Kryeministri Edi Rama, në një komunikim në Facebook, ka kujtuar ngjarjet e 21 Janarit,...

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria “Kurti 4”,...

Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47...