Shpëtimtari Robertson kthehet në Kosovë (Video)

PUBLIKUAR

U kthye në Kosovë pas plot 16 vjetësh. George Robertson të hënën pasdite ka aterruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Sikurse në këtë video nga vizita e tij e vitit 2000, ku takoi klasën politike të vendit, të martën, Robertson do të takohet me udhëheqësit shtetërorë.

Veçse tani, si 70 vjeçar, Robertson do të nderohet nga presidentja Atifete Jahjaga, me një çmim dhe mirënjohje për kontributin e dhënë, duke qenë se njihet si një nga mbrojtësit e mëdhenj të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s si e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund gjenocidit në Kosovë.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, gjatë të martës Robertson do të takohet edhe me kryeministrin Isa Mustafa.

Por, do të kthehet gjithashtu edhe në një vend të veçantë për të ku ishte menjëherë pas luftës.

Këta nxënës e mësimdhënës të Poklekut, sigurisht disa më të rritur e disa më të plakur, mund të jenë nikoqirët e Robertsonit, meqë ai do ta vizitoj sërish këtë vend.

Ish Sekretar Gjeneral i NATO-s në vitet 1999-2004, post ky në të cilin e kishte pasuar Javier Solanan, do të vizitojë edhe Klan Kosovën, ku do të jap intervistë për televizionin

Kujtojmë se në vitin 2000, Robertson erdhi në Kosovë bashkë me Wesley Clark, ndërsa menjëherë pas kësaj vizite, në një shkrim autorial për Washington Post, kishte rikujtuar se si ndërhyrja e NATO-s ishte e domosdoshme dhe se komuniteti ndërkombëtar do të duhej të ishte i bashkua, njofton Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

Bajrami ia kujton Kurtit premtimet e parealizuara: 160 çerdhe, hajnat në burg e bashkimi kombëtar

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti,...

Po trajtohej në QKUK, vdes fëmija që u lëndua në aksidentin mes dy veturave në Gjakovë

Një fëmijë ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku...

Totaj-Qeverisë: Po ndërhyn në kompetencat e pushtetit lokal

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur për pushtetin qendror, duke thënë se Qeveria...