Shpërthim në Bosnje: 1 i vrarë, 5 të lënduar

PUBLIKUAR

Autoritetet boshnjake bëjnë të ditur se një punëtor është vrarë dhe pesë të tjerë janë lënduar pas një shpërthim në një fabrikë të letrës në pjesën veriore të Bosnjës.

Shpërthimi i bojlerit të fabrikës ndodhi sot në mëngjes, ndërsa autoritetet janë ende duke e hetuar rastin, njofton AP, përcjell Express.

Zëdhënsja e policisë, Aldina Ahmic, ka thënë se punëtorët e lënduar janë dërguar menjëherë në spital, ku njëri nga ta ka vdekur.

Një punëtor tjetër është lënduar rëndë, ndërsa katër të tjerë kanë marrë lëndime të lehta./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Rriten shpenzimet e Qeverisë në tre mujorin e dytë, të hyrat mbeten pothuajse të njëjta

Agjencia e Statistikave të Kosovës bën të ditur se gjithsej të hyrat e Qeverisë...

Inspektorati me aksion kundër shitjes së cigareve elektronike pranë shkollave

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë,...

Po punonte në ndërtimin e stacionit policor në Zubin-Potok, humb jetën një 29-vjeçar

Sot rreth orës 10:00, Policia ka pranuar informacion nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare...