Shpërthim i fuqishëm në Moskë, një i vdekur, 13 të lënduar (Video)

PUBLIKUAR

Të paktën një person ka humbur jetën dhe 13 tjerë kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim i fuqishëm i gazit në një ndërtesë në Moskë, kanë bërë të ditur Ministria e situatave emergjente.

“Shpërthimi ka ndodhur në katin e tetë të një ndërtesë 14 katëshe në pjesën lindore të Moskës”, thuhet në një deklaratë, ku ndër tjera raportohet se si rezultat i zjarrit të madh që ka kapluar ndërtesën janë shkatërruar disa apartamente, transmeton Telegrafi.

Agjencia e lajmeve TASS, raporton se një person ka humbur jetën, derisa 13 tjerë janë lënduar të cilët me urgjencë janë dërguar në spital për trajtim.

Ndërkaq shkaku i shpërthimit mbetet i panjohur, pasi hetimet janë duke vazhduar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

QMK: Pesë zjarre janë ende aktive, ekipet në terren vazhdojnë intervenimet

Gjithsej 7 zjarre në hapësira të hapura janë regjistruar deri në orën 13:00, njoftoi...

Zemaj: Barra e përgjegjësisë për krijimin e institucioneve të reja bie mbi Albin Kurtin

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka deklaruar se...

Haradinaj: Opozita duhet të ketë Presidentin ose Kryeministrin

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se partitë opozitare mund ta ndihmojnë Kosovën duke qenë...