Shpërthen Shaqiri: Dua të luaj më shumë

PUBLIKUAR

 

Shpërthen Shaqiri: Dua të luaj më shumë

Mesfushori shqiptar i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri ka kërkuar të luajë më shumë ose në të kundërtën ai e mendon largimin nga ‘Alianz Arena’.

Ish ylli i Baselit nuk po gjen hapësirë në skuadrën e Pep Guardiolas, dhe duke se tashmë lojtari është duke e menduar largimin nga bavarezët.

Shaqiri kërkohet nga shumë klube të Evropës, por sipas mediave të huaja, Juventusi mund të jetë e ardhmja e lojtarit.

“Unë dua të luajë më shumë. Unë kam kërkuar që të largohem verës, por kompania vendosi që unë të qëndrojë këtu”, ka thënë Shaqiri.

“Pas Kupës së Botës mendova që do të ishte më mirë për mua për të provuar diçka të re, por Bayerni vendosi që unë të qëndroj këtu, por të gjithë e dinë se unë dua të luajë më shumë. Se pari gjatë dimrit do të flas me Bayernin, e pastaj të shohim”, tha Shaqiri, i cili e ka lënë të hapur mundësinë për të nisur një aventure të re në futbollin evropian. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...