Shpërthen Memushaj pas rënies në Serie B

PUBLIKUAR

Pescara ka rënë në Serie B

Pescara e Ledian Memushaj, sezonin e ardhshëm do të garojë në Serie B.

Pas humbjes me Bolognan, mesfushori I Kombëtares shqiptare u ka kërkuar falje të gjithëve që klubi do të bjerë në Serie B.

I pyetur nëse kjo do ta shtyjë atë të largohet gjatë verës, Memushaj insistoi se dëshiron të qëndrojë – por tha se së pari duhet shikuar kushtet.

“Kemi dhënë maksimumin, duam t’i kërkojmë falje të gjithëve”, tha fillimisht Memushaj për “Pescarasport24.it”.

“Gabimi më i madh? Nuk është vetëm një. Është faji i të gjithëve ky sezon, kemi dështuar të gjithë së bashku”, shtoi shqiptari.

“Unë do të qëndroj, por duhet të shikojmë se si janë kushtet”, ka theksuar Memushaj. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...