Muhamet Bajrami-Meti, është njëri ndër këngëtarët i cili nuk ka kohë që ka filluar me muzikë, por prapa vetës ka shumë hite që e bëjnë me të kërkuarin për mbrëmje muzikore.
Javë më parë ai solli këngën ‘Djali nga gurbeti’.
Siç duket Meti, ka qëlluar në shenjë, pasi që kjo këngë po dëgjohet mjaftë shumë.
Përveç kësaj shumë këngëtarë të tjerë janë duke e kënduar këtë këngë nëpër mbrëmje muzikore, gjë që për këtë Meti është shumë i lumtur.
‘Më vjen mirë që kënga ime ‘Djali nga gurbeti’ po dëgjohet mjaft shumë. Por jam edhe më i lumtur kur e di që kjo kënge, po këndohet nga emra të mëdhenj të muzikës shqipe si Nikoll Nikprelaj’, ka thënë Meti për Gazetën Express.
Për tekstin e kësaj kënge e cila është mjaftë ritmike është përkujdesur Ghulo, për muzikën dhe orkestrimin Nurtel Morina dhe Granit Gashi, ndërkaq për videoklipin M-Production.
Në këtë këngë, Bajrami iu këndon vajzave të cilat po i çmendin djemtë.
Rikujtojmë se Meti nuk do të ndalet me kaq, pasi që së shpejti do ta publikojë edhe një këngë tjetër e cila është në bashkëpunim me grupin ‘Ilirët’
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme teksa Nikoll Nikprelaj këndon këngën ‘Djali nga gurbeti’. /GazetaExpress/.


