Shpërndahet turma, përfundon protesta e udhëhequr nga Lista Serbe në veri

PUBLIKUAR

Turma e mbledhur për protestë në Veri është shpërndarë. Më poshtë gjeni zhvillimet e kësaj jave rreth çështjes së organizimit të zgjedhjeve serbë në Kosovë, që u përmbyllen me protestat në veri.

Tubimi në veri të Kosovës, ka përfunduar pak pas fjalimit të kreut të Listës Srpska, Goran Rakiq, shkruan Gazeta Express.

Media kosovare në gjuhën serbe “Kossev” raportoi më herët se disa autobusë me qytetarë nga Serbia hynë në veri të Kosovës.

Shtetet e QUINT-it: Gjermania, Britania e Madhe, SHBA-ja, Italia dhe Franca, që pak ditë më parë e çartuan Qeverinë e Kosovës lidhur me qëndrimin për zgjedhjet e 3 prillit, shqetësim kanë shprehur edhe sot për protesta.

Në reagimin e QUINT-it thuhej se “i kanë parasysh demonstratat e planifikuara për sot dhe shprehin shqetësimin për rrezikun e përshkallëzimit të gjendjes apo për dhunë”.

Kryeministri Kurti gjatë kësaj jave tha se nuk ka vendim të Qeverisë, por thjesht nuk ka ndonjë marrëveshje për lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe edhe në Kosovë.

Ai përmendi disa metoda, sipas të cilave, serbët e Kosovës, që kanë nënshtetësi të Serbisë do të mund të votonin nga Kosova për zgjedhjet atje.

Përdorimi i zyrave ndërlidhëse në Prishtinë dhe votimi me postë, i cili nuk parashihet me ligjet për zgjedhje të Serbisë, janë disa nga propozimet e Kurtit.

Mirëpo, QUINT-i e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se refuzoi një propozim konstruktiv të tyre për lejimin e organizimit të zgjedhjeve serbe në Kosovë, ndërsa e vlerësoi qëndrimin e Serbisë. /Express/

Më poshtë gjeni pamje nga protesta. Prej atje, për Gazetën Express, raporton gazetari i T7, Çlirimtar Morina.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...