Shpërndahen pako ushqimore për nxënësit e shkollës “ Dy dëshmorët” në Dobrajë të Madhe

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit në bashkëpunim me organizatën “ Human Appeal Int” , sot kanë shpërndarë pako ushqimore në vlerë prej 30 eurove për 100 nxënës të shkollës fillore “ Dy dëshmorët” në Dobrajë të Madhe, duke përfshirë paralelet e ndara në Llugë, Gllanicë dhe Dobrajë të Vogël.

I pranishëm në këtë aksion bamirës ishte drejtori i drejtorisë së Arsimit në Lipjan, Rasim Hasani, i cili shpërndau pako ushqimore për 100 nxënës në këtë shkollë.

Ai në këtë rast, falënderoi Zaim Baftiun, dhe drejtuesit e tjerë të organizatës “ Human Appeal Int” , për këtë hap bamirës, që po ju del në ndihmë nxënësve.

Ndërsa përfaqësuesit e organizatës, thanë se, ky projekt është në vazhdën e festës së muajit të ramazanit.

SHIKO MË SHUMË

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...