Shpërblehet Vedat Muriqi, zyrtarisht më i miri në Turqi

PUBLIKUAR

Zyrtarisht, Vedat Muriqi është vlerësuar si lojtari më i mirë i muajit tetor në Superligën e Turqisë

‘Gladiatori’ i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, vazhdon të rrisë vlerën e tij dhe të shkëlqejë me Fenerbahçen, raporton Gazeta Express.

Për shkak të formës fantastike këtë sezon, sidomos në ndeshjet e fundit – Muriqi është vlerësuar zyrtarisht si lojtari më i mirë për muajin tetor në Superligën e Turqisë.

Këtë e ka konfirmuar vet 25-vjeçari përmes një postimi në rrjete sociale.

“Lojtari i muajit Tetor”, ka shkruar Muriqi në llogarinë zyrtare në Facebook, i lumtur me vlerësimin që i është bërë.

10 paraqitje, 5 gola dhe një asist – këto janë statistikat e Muriqit deri më tani në Turqi me fanellën e Fenerbahçes, i cili në total ka luajtur 900’ minuta. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...