Shpërblehet Mohamed Salah

PUBLIKUAR

“Lojtari më i mirë i Liverpoolit për muajin Mars”, ky është çmimi i gjashtë që rrëmben njeriu që ka shënuar 39 gola deri më tani me “Të Kuqtë”.

Mohamed Salah është emëruar “Lojtari i muajit Mars”, çmimi i gjashtë që rrëmben egjiptiani.

Ai gjatë këtij muaji shënoi gjashtë herë në pesë ndeshje, duke përfshirë këtu edhe 4 golat kundër Watfordit.

Që kur erdhi nga Roma gjatë verës, vetëm Dejan Lovren [tetor] dhe sulmuesi Roberto Firmino [Janar] kanë rrëmbyer këtë çmim para egjiptianit, që ka triumfuar në gusht, shtator, nëntor, dhjetor, shkurt e tani edhe mars.

“Faleminderit. Jam shumë i lumtur që fitova sërish, por siç kam thënë edhe më parë – më e rëndësishme është t’i fitojmë ndeshjet dhe të rrëmbejmë pikë. Gjithmonë tentoj të shënoj dhe të ndihmoj ekipin për të grumbulluar sa më shumë pikë”, tha Salah për sajtin e klubit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...