Shpërblehet mesfushori i Kosovës (Foto)

PUBLIKUAR

Hekuran Kryeziu është shpallur futbollisti më i mirë i Luzernit

Mesfushori i Kosovës, Hekuran Kryeziu, është shpallur futbollisti më i mirë i Luzernit për sezonin 2016/17, shkruan Gazeta Express.

Mesfushori ka bërë paraqitje të jashtëzakonshme me Luzernit në Superligën zvicerane ku edhe siguruan një vend në Europa League.

24-vjeçari ka marrë 1032 vota nga lexuesit e ’20min.ch’ duke lënë mbrapa kundërshtarin e tij Jonas Omlin për 400 vota, pasi portieri zviceran ka marrë 620 vota.

Në pozitën e tretë u radhit sulmuesi veteran i skuadrës Marco Schneuwly me 561 vota.

Gjilanasi këtë edicion ka qenë lider i padiskutueshëm në mesfushën e Luzernit duke shënuar edhe dy gola të bukur.

Kryeziu është shumë i rëndësishëm edhe për Kosovën, i cili do të jetë pjesë e përfaqësueses në ndeshjen kundër Turqisë. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...