Shpërblehet Edon Zhegrova

PUBLIKUAR

Më i miri i ndeshjes, dhe në formacionin e javës në Zvicër – Edon Zhegrova ka shfrytëzuar në maksimum minutat që i ka dhënë së fundmi Marcel Koller. Ai ka dhuruar një asist dhe ka rrëmbyer zemrat e mijëra tifozëve me spektaklin që ka dhuruar me topin në këmbë në “St. Jakob-Park“

Edon Zhegrova ka bërë paraqitje fantastike për Baselin në Zvicër, edhe pse në fund ekipi i 20-vjeçarit mori vetëm një pikë në shtëpi, duke barazuar 1-1 me Xamaxin, shkruan Gazeta Express.

Zhegrova, i cili hyri në lojë në minutën e 16’ në vend të të dëmtuarit, Okafor, rrëmbeu bukur një top në minutën e 76-të, për të asistuar për mrekulli te Kemal Ademi.

Sulmuesi shqiptar, pas asistimit të mrekullueshëm nga ana e Zhegrovës, kishte vetëm për ta dërguar topin në rrjet dhe e bëri pa ndonjë problem, duke barazuar 1-1 rezultatin, që doli të jetë përfundimtar i takimit

Kjo nuk ishte e gjitha nga ajo që tregoi Zhegrova në këtë ndeshje.

Ai vallëzonte në fushë për Baselin dhe për një moment, rezultati do të ishte shumë më ndryshe nëse shoku i skuadrës do të kishte dërguar topin në rrjetë pas një loje fantastike të Zhegrovës.

Edoni dhuroi spektakël për gjithë të pranishmit në stadium me lëvizjet e tij magjike, ai i trullosi dy kundërshtarë dhe në fund pasoi te shoku i skuadrës që nuk e perceptoi topin siç duhet, duke lëshuar rast të artë për gol.

Në fund, Zhegrova u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes, duke marrë notën më të madhe, 8.7 nga ‘Sofascore’.

Ai gjithashtu, së bashku me Ademin, kanë zënë vend në formacionin e javë në Superligën e Zvicrës.

Zhegrova ishte lojtari që krijoi 5 shanse, bëri 7 driblime dhe 4 pasime kyçe – askush si ai në këtë ndeshje.

Paraqitja fantastike e Zhegrovës, ndoshta mund ta bindë trajnerin e Baselit, Marcel Koller, që t’i japë më shumë minuta anësorit të Kombëtares së Kosovës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...