Shpend Ahmeti: Zgjedhjet e parakohshme, zgjidhja e vetme

PUBLIKUAR

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, që vjen nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje thotë se zgjidhja e vetme për krizën politike në Kosovë janë zgjedhjet e parakohshme.

Ahmeti, i cili ndodhet në Uashington për Mëngjesin e Lutjeve, tha se insistimi tek emri i ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi për president është përçarës dhe do ta thellonte krizën më tej.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Ahmeti thotë se qeveria aktuale nuk ka legjitimitet që të shtyjë përpara çështjen e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe të Asociacionit të komunave serbe.

“… Në qoftë se nuk ka ndonjë zgjidhje nga ato tre çështje, apo tre rrugë të cilat i ka vendosur opozita si opsione për të dalë nga kriza, nuk e shoh se si. Jo vetëm unë por edhe ne si opozitë në përgjithësi, por tash po shihet se edhe një numër i madh i qytetarëve – sepse dje kishim edhe një deklaratë të shoqërisë civile që kërkonte zgjedhje të parakohshme – nuk shoh rrugë se si mund të dilet nga kriza. Ose duhet të ketë tërheqje nga ato dy nënshkrime, ose është referendum për ato dy çështje, ose në rastin të cilin ne e kemi përmendur që tashmë është opsioni më i mundshëm, zgjedhjet e parakohshme. Pra tash kemi një situatë ku po shtyhet në çfarëdo mënyre zgjedhja e presidentit e që ne mendojmë se është si gabim në hapa, sepse po shkohet me një figurë apo një personalitet që nuk është personalitet unifikues, është më shumë përçarës, pra po flasim për Ministrin e Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, në një kohë kur ka një krizë të rëndë politike dhe të insistohet në zgjedhjet e tij, në këtë situatë në krizë, mendoj se vetëm do ta përçajë jo vetëm Kuvendin, por në njërën anë edhe do ta thellojë krizën qe kemi si shoqëri tashmë”, tha ndër të tjera Ahmeti. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...

Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për...