Shpend Ahmeti: Tryezat dhe dhuratat për gratë më 8 Mars nuk mjaftojnë

PUBLIKUAR

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti theksoi të mërkurën se pas 16 vjetësh tryezash të rrumbullakëta, milionave të shpenzuara në trajnime, strategjive të pafundme, dhe ligjeve më moderne për barazi gjinore, Kosova mbetet në festimin absurd të 8 Marsit.

Lexoni të plotë postimin e tij

“Pas 16 vitesh tryezash te rrumbullakëta, milionave të shpenzuara në trajnime, strategjive të pafundme, dhe ligjeve më moderne për barazi gjinore, Kosova mbetet në festimin absurd të 8 marsit, me dhurata. Ato dhurata janë blerje e paqes për 364 ditë diskriminim, dhunë, e shtypje. Po harrojmë si duket që për çdo vit po kemi viktima (humbje jete) nga dhuna në familje, që nuk janë pasojë e vetëm “një të çmenduri”, por pasojë e heshtjes kolektive ne fshat e në qytet, pa dallime në moshë kundër diskriminimit të përditshëm.

Kosova ka nevojë për “burra” feministë, për rini “feministe”, për ngritje të zërit për barazi. Tryezat e dhuratat nuk mjaftojnë!?”

SHIKO MË SHUMË

Parkingu i madh i Prishtinës prapa Pallatit të Rinisë falas gjatë kohës sa mbahet protesta kundër Gjykatës Speciale

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar qytetarët se parkingu prapa Pallatit...

Komandanti i Zjarrfikësve: Zjarri në Fushë Kosovë prej më të mëdhenjëve në dekadën e fundit

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi, ka bërë të ditur se zjarri i...

Lladrovci takon Konjufcën: Kemi biseduar si bëhet Kosova më mirë

Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është takuar me kryediplomatin kosovar, Glauk Konjufca,...