Shpend Ahmeti tregon gjendjen e rrugëve të kryeqytetit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Ditën e sotme, Prishtina dhe shumë rajone të Kosovës janë zgjuar me reshjet e borës.

Sipas kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit të gjitha rrugët në kryeqytet deri më tani janë të kalueshme dhe se janë mirëmbajtur nga kompanitë përgjegjëse.

Gjithashtu,dy numrat 080012233 dhe 080012244 janë të hapur për secilën urgjencë të qytetarëve të kësaj komune. Këtë njoftim, kryetari Ahmeti e ka bërë përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”.

Ndryshe, bora po vazhdon të bije dhe ende nuk ka të raportuar ndonjë aksident komunikacioni brenda komunës së Prishtinës.

Më poshtë gjeni statusin e tij të plotë:

Pavarësisht reshjeve të borës, deri tash nuk ka probleme në asnjë fshat dhe asnjë lagje të komunës sonë.

Të gjitha kompanitë që kujdesen për mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren, të përgatitura për të reaguar në rast nevoje.

080012233 dhe 080012244 janë numrat e Qendrës së Thirrjeve të Komunës, që funksionojnë 24/7, për t’iu përgjigjur çfarëdo emergjence.

Image may contain: sky and outdoor

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...