Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar menjëherë pas akuzave të LDK-së se është fajtor për dëbimin e uzurpatorëve në Dardani, përcjell Gazeta Blic.
Ahmeti përmes llogarisë së tij në facebook, ka thënë se ky rast është i hapur që nga viti 2005, kur LDK ishte në qeverisje, tani vetëm po zbatohet vendimi i Gjykatës.
Ky është shkrimi i plotë:
“Është interesant kjo puna e LDKsë Prishtinë.
Në vitin 2005 nën qeverisjen e LDK, Ndermarrja Publike Banesore bën padi për këto banesa, në vitin 2008 Gjykata merr vendim, tash Gjykata zbaton vendimin, ndërsa Shpend Ahmeti fajin.
P.S. Të hënën kjo do të jetë padia e tretë me radhë për shpifje”. /GazetaBlic/


