Shpend Ahmeti dhe VV bojkotojnë mbledhjen e Kuvendit të Prishtinës

PUBLIKUAR

Sot më 24 shkurt Kuvendi i Prishtinës ka mbajtur mbledhjen me vetëm 30 anëtarë prezentë. Shpend Ahmeti dhe Vetëvendosja kanë bojkotuar këtë mbledhje, për të cilën Flamur Shala, asamblisti i LDK’së në Prishtinë thotë se mungesa e ekzekutivit tregon se VV është kundër demokracisë dhe kundër normave elementare të saj

Asamblisti i LDK’së në Komunën e Prishtinës ka thënë se ekzekutivi i Komunës kanë munguar sot në mbledhjen e Kuvendit, të ftuar nga Kryesia e Kuvendit të Prishtinës. Mbledhja është mbajtur në ora 10:00, ndërsa Shpend Ahmeti dhe VV’ja nuk ishin të pranishëm, transmeton Gazeta Express.

“Mungesa e anëtarëve të ekzekutivit dhe anëtarëve të VV në mbledhje tregon edhe një herë se koncepti politik përjashtues i zyrave politike të VV është kundër demokracisë dhe kundër normave elementare të saj”, ka thënë Shala.

Ai ka thënë se puna e Kuvendit u pengua me të gjithë teknikën e mundshme në sallën e Kuvendit, përkundër se kishte shumicën.

“Nuk ka koncept politik që ia heq nga përgjegjësia dështimet dhjetëra milionëshe të këtij ekzekutivi, dështimet në të gjitha fushat e zhvillimit të kryeqytetit”, ka thënë Shala.

Asamblisti i Komunës ka thënë se kjo sjellje, ky veprim i kryetarit dhe i kabinetit të tij me mospjesëmarrjen në mbledhje tregon edhe njëherë se Komuna e Prishtinës, ky institucion i rëndësishëm i zhvillimit shoqëror, ekonomik dhe i demokracisë, nuk ka “Zot shtëpie”.

“Ata që kanë marrë votën të qeverisin duhet të ballafaqohen me kërkesat e shumicës parlamentare”, thotë Shala

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...