Shpend Ahmeti arsyeton koalicionin PSD-AAK dhe ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit, flet për gjendjen në VV

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Kryetari i PSD-së dhe njëherit Kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka qenë i ftuar mbrëmë në emisionin Pressing Zgjedhor në T7. Ahmeti ka folur pse PSD nuk shkoi vetëm në zgjedhje por hyri në koalicion. Ai tha se e mbështet Autostradën e Dukagjinit si plan të propozuar nga Haradinaj. Ahmeti po ashtu ka deklaruar se deputetët e larguar nga Vetëvendosja që iu bashkuan PSD-së kanë qenë bërthama e partisë së Kurtit.

Ahmeti në Pressing ka treguar edhe për arsyen se pse PSD’ja nuk është futur në zgjedhje e vetme për të matur forcën e saj politike.

“Ne jemi futur në koalicion të madh për të qenë pjesë e proceseve. Në politikë jam futur për të shtyrë përpara bindjet e mija. Ideja nuk është vetëm me kalu pragun, nuk kemi nevojë me u tregu para askujt. Ideja është që të kemi një numër të deputetëve për të shtyrë përpara programin tonë”, ka thënë Ahmeti.

“Me AAK’në jemi futur në koalicion pasi kemi shanse më të mira për fitore. I respektoj maksimalisht vlerat e Ramush Haradinaj dhe luftën e tij kundër ndërrimit të territoreve”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për projektin e ndërtimit të Autostradës së Dukagjinit. Ahmeti ka thënë se mbështet plotësisht ndërtimin e kësaj autostrade.

“Regjioni që ka kontribuar më së shumti në GDP të Kosovës, më shumë se të gjitha rajonet, merr buxhetin më së paku. Kjo është e palogjikshme”, ka thënë Ahmeti.

“Fabrikat më të mëdha janë gjendur në atë rajon, dhe ende fabrika të mëdha ka në qytetin e Pejës për shembull, ndërsa infrastruktura është e dobët. Dukagjini ka nevojë për Autostradë, dhe ka nevojë për investime që të zhvillohet”, ka thënë Ahmeti.

Kreu i Prishtinës ka folur edhe për deputetët që u larguan nga Vetëvendosja, duke deklaruar se ata ishin bërthama e partisë.

“Lëvizjen e kanë lëshuar 12 deputetë dhe krejt sekretariati që ishte pika kyçe e organizimit të saj, apo bërthama. Po ashtu janë larguar dy kryetar komunash nga tre sa kanë qenë gjithsej. Nuk ka qenë qëllimi me dëmtu askënd, por vetëm kemi pasur mospajtime. Nuk ka ndonjë interes përveç asaj se si duhet të duket partia. Ne kemi menduar se nuk duhet të jetë vetëm një person që udhëheq të gjitha subjektin. Unë vendosa të largohem kur filloi përçarja e madhe”, është shprehur Ahmeti.

Ai ka thënë se Vetëvendosje po i kërkon koalicion LDK’së, ndërsa burgosjet më të mëdha kanë qenë në kohën e Isa Mustafës kur ishte kryeministër. Gjithashtu Vetëvendosje po e lut një person për koalicion kur një kohë i thoshin argat i Serbisë.

“Burgosjet më të mëdha të aktivistëve të VV’së kanë qenë në kohën kur Isa Mustafa ishte kryeministër i Qeverisë”, ka thënë Ahmeti në Pressing. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...