Shpellës së Gadimes i duhet buxhet për hapje të nivelit të ri

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...

Shpella e Gadimes në Lipjan, është njëra ndër bukuritë që ka Kosova. Është e gjatë 1500 metra dhe ndahet në 3 nivele: niveli nënujor, niveli i mesëm që është për vizitorë, dhe niveli i sipërm që është zbuluar, por që është i pakalueshëm për vizitorë. Pritet që për vizitorët të bëhen hapje të reja të hapësirave në Shpellën e Gadimes, por drejtoresha e Shpellës së Gadimes, Ardiana Pllana, thotë për Radio Kosovën se nuk kanë buxhet të mjaftueshëm për këto ndërhyrje.

Në Shpellën e Gadimës në Lipjan, ka kohë që është zbuluar niveli tretë i saj, por që është i pakalueshëm për vizitorë. Drejtoresha e Shpellës së Gadimes, Ardiana Pllana, tha se në shpellë ka hapësirë të mjaftueshme për të eksploruar dhe për të rregulluar korridore të reja për zgjerimin e saj, mirëpo, ajo thekson se nuk kanë buxhet të mjaftueshëm për t’i bërë këto ndërhyrje.

“Ka ende korridore që nuk janë eksploruar, duhet të ketë me shumë buxhet, sepse ky që kemi, na pamundëson për intervenime më të thella të shpellës”, tha ajo.

Pllana pret nga ministrja e re që t’i përkrahë përpjekjet për tejkalimin e problemeve që kanë punëtorët administrativë, si dhe t’u ofrojë përkrahje në kërkesat e tyre për projektet në zgjerimin dhe mirëmbajtjen e shpellës.

Ndërsa, ministrja e Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, tha për Radio Kosovën se do të angazhohet për ruajtjen e saj, dhe do të përmirësojë kushtet për zgjerimin dhe mirëmbajtjen e shpellës.

“Prioriteti im është hulumtimi i korridoreve dhe galerive të reja të shpellës. Zgjerimi i liqenit dhe krijimi i qendrës turistike, duke investuar në rregullimin e infrastrukturës për rreth saj, e zgjeron dhe modernizon shpellën dhe u jep mundësi qytetarëve të kësaj ane të punësohen, duke zhvilluar aktivitete komerciale, duke u ofruar turistëve produkte. Gjithashtu do të krijojmë kushte të favorshme që të rritet numri i vizitorëve” tha ajo.

Ciceroni në Shpellën e Gadimes, Oso Gjinovci, tha se kanë probleme me ndriçimin e hapësirave brenda shpellës, për shkak të lagështisë së madhe që ka brenda

“Nevojitet ndihmë për ndriçimin e Shpellës së Gadimes, kemi probleme sepse shpella pikon vazhdimisht dhe dëmtohen dritat”, tha ai.

Shpella e Gadimes ka gjithsejtë shtatë punëtorë, dhe brenda vitit shpellën e vizitojnë rreth 30 mijë vetë.

Autor: Albulena Bytyqi

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...

Konfiskohet një pistoletë me katër fishekë në Kraishtë

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar...