Shpejtim Bulliqi tregon se si e zgjodhën zyrtarin e PDK-së kryetar të Kuvendit

PUBLIKUAR

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi është deklaruar pasi Hilmi Hoxha u zgjodh kryesues i Kuvendit Komunal në këtë komunë, shkruan Gazeta Express.

Bulliqi tha se kanë votuar pro kandidatit të propozuar nga opozita për shkak tyë zhbllokimit të situatës dhe evitimit të zgjedhje për Kuvend Komunal.

“Meqë nuk e kemi shumicën në Kuvendin Komunal, ne si subjekt fitues jemi obliguar që për hir të zhbllokimit të kësaj situate, evitimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kuvendin Komunal dhe formimit të trupave të Kuvendit kemi vendosur ta votojmë kandidatin e propozuar nga opozita”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Më tutje, ai i uroi Hoxhës për detyrën e re, teksa i ofroi gatishmëri për bashkëpunim.

Në ndërkohë, Hilmi Hoxha, këshilltar komunal i Partisë Demokratike të Kosovës, ka marrë votat e nevojshme për të qenë në krye të Kuvendit të Podujevës, në raundin e tretë, në një votim të fshehtë.

Në votim kanë marrë pjesë 19 këshilltarë komunalë, prej tyre, 19 kanë qenë pro. Në votim nuk kanë marrë pjesë asamblistët e LDK-së dhe dy këshilltarë të AAK-së

Postimi i plotë:

Sot është përmbyllur me sukses procesi i zgjedhjes së kryesuesit të Kuvendit të Komunës, ku pas raundit të tretë të votimit me shumicë votash në këtë pozitë është zgjedhur profesori Hilmi Hoxha.

Gjatë ditës së djeshme, ne (LVV) kemi

propozuar kandidaten tonë për kryesuese të Kuvendit. Por, pasi propozimi ynë nuk gjeti mbështetjen e nevojshme, zonja Stublla sot është tërhequr nga gara për t’i hapur rrugë zgjedhjes së kryesuesit nga radhët e opozitës në Kuvend.

Meqë nuk e kemi shumicën në Kuvendin Komunal, ne si subjekt fitues jemi obliguar që për hir të zhbllokimit të kësaj situate, evitimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kuvendin Komunal dhe formimit të trupave të Kuvendit kemi vendosur ta votojmë kandidatin e propozuar nga opozita.

Kryesuesit Hilmit Hoxha i uroj detyrën dhe shpreh gatishmërinë për bashkëpunimin tim të plotë si kryetar i Komunës me qëllimin e vetëm shtyrjen përpara të projekteve me rëndësi për komunën dhe qytetarët tanë.

SHIKO MË SHUMË

Shiroka Pula dhe kryeministri Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitias dhe Fahri Fazliut

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, e shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti, ka bërë...

Musliu: Vajzat duhet të kenë pronë njësoj si djemtë, prindërit të mendojnë edhe për të ardhmen e tyre

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka komentuar rëndësinë e barazisë mes vajzave dhe...

Haxhiu: Ligji për Specialen duhet t’u shërbejë krerëve të UÇK-së në Hagë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka...