Shpallet në kërkim ndërkombëtar shqiptari Aleks Burreli, vrau biznesmenin në Qipro

PUBLIKUAR

Aleks Burreli kërkohet nga policia e Qipros, si një nga autorët e vrasjes që ndodhi dy ditë më parë.

Policia qipriote ka siguruar një urdhër-arresti ndaj tij si dhe e ka shpallur atë në kërkim ndërkombëtar.

Aleks Burreli është personi që shikoni në foto, imazhi it ë cilit u publikua menjëherë nga autoritetet qipriote sapo u konfirmua që ishte ai njëri prej vrasësve. Besohet se ai ka mbetur i plagosur nga breshëria e armëve dhe mund të jetë ndihmuar nga një person i tretë për t’u larguar.

Ndërkohë, policia shqiptare u ka thënë homologëve qipriotë se Aleks Burreli dhe vrasësi tjetër shqiptar që mbeti i vdekur Jani Vogli, u larguan nga Tirana më 7 Maj drejt Stambollit, e prej andej mbërritën në Qipro më 8 Maj. Nga masakra mbetën të vdekur 4 persona, mes të cilëve edhe Jani Vogli, i cili ishte njëri prej dy vrasësve shqiptarë të paguar për të ekzekutuar biznesmenin grek Fanos Kalopsiodiotis, shkruan Syri.net.

Ky i fundit ishte në tavolinën e restorantit me dy policë, të cilët ishin jashtë shërbimit. Njëri prej policëve që shkëmbeu zjarr me shqiptarët humbi jetën, gjithashtu edhe bashkëshortja e tij që ishte në tavolinë. Kurse polici tjetër mbeti i plagosur dhe ndodhet në spital.

SHIKO MË SHUMË

Haziri i reagon therrthorazi Ramës që paralajmëroi kandidaturën për kryetar të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas paralajmërimeve për kandidatura të mundshme për...

Altin Krasniqi falënderon Bedri Hamzën pas dorëheqjes: Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit...

Pasi la postin e kryetarit, Hamza thotë se do të jetë “votues besnik” dhe “anëtar i thjeshtë” i PDK-së

Bedri Hamza tha se nuk po largohet nga PDK-ja, pasi njoftoi se ka dhënë...