Shpallet konkursi për hartimit e Master Planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, Çeku: S’do të kursejmë asgjë

PUBLIKUAR

Hajrullah Çeku, ministër i Kulturës, ka njoftuar se është shpllalur konkursi për hartimin e Master Planit për Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz.

Çeku ka shkruar në Facebook të enjten se “pas angazhimit të Komisionit të ekspertëve për hartim të detyrës projektuese, dhe pas miratimit të kushteve, kritereve dhe procedurave nga Qeveria e Kosovës ka shpallur konkursin për hartimin e Master Planit”.

”Ky është ndër proceset dhe projektet më delikate të Republikës sonë, kemi punuar me hapa të sigurt, pa u ngutur, por edhe pa humbur kohë. Nuk do të kursejmë asgjë për të pasur një kompleks memorial të përmasave botërore, çfarë është edhe figura e Adem Jasharit. Një kompleks memorial që do të rrëfejë dinjitetshëm dhe me standard të arrirë artistik rezistencën e popullit dhe luftën për liri, pavarësi e bashkim”, ka shkruar Çeku.

Konkursi është hapur sot dhe afati i fundit për dorëzim është 07 korrik 2023. /Gazeta Express

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...