Shpallen rezultatet e verifikimit të së kaluarës për policët, linku ku mund t’i gjeni

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shpallur rezultatet e verifikimit të së kaluarës për zyrtarët policorë, raporton Express.

Sipas njoftimit, këto rezultatate janë për konkursin e shpallur nga data 28 tetor 2021 deri më 26 nëntor 2021.

Në total kanë qenë 492 zyrtarë policorë që i janë nënshtruar këtij verifikimi.

“Shpallja e rezultateve të  verifikimit të së kaluarës për Zyrtarë Policorë sipas konkursit të shpallur nga data 28.10.2021 deri me datën 26.11.2021”, thuhet në njoftim.

Sipas këtyre rezultateve 462 zyrtarë policorë e kanë kaluar këtë verifikim, derisa 28 kanë dështuar.

Ata që kanë vërejtje për procesin, mund të ankohen.

“Kandidatët të cilët kanë ndonjë vërejtje në procesin e rekrutimit dhe seleksionimit për çdo fazë të testimit, kanë të drejtë të ankohen. Ankesa duhet t’i adresohet Komisionit përzgjedhës në afatin prej (5) ditëve kalendarike, nga data e publikimit të rezultateve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rezultatet mund t’i gjeni në këtë link./Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...

Dhunohet një e mitur në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit në Fushë Kosovë. Në raportin...

Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se bashkëjetonte me një të mitur nën 16 vjeç

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Bashkëjetesë me...