Shoqja e ngushtë e Kim Kardashian, në një lidhje me futbollistin shqiptar

PUBLIKUAR

Duket si një lajm ‘fake’, por ‘PRIVE’ e konfirmon. Larsa Pippen, përveçse ish-shoqja e ngushtë e Kim-it, është dhe ish-bashkëshortja e basketbollistit legjendar Scottie Pippen.

Larsa dhe Scottie kishin 20 vjet martesë, por vetëm para dy vitesh u paraqit dosja për divorc.

Gjatë kësaj kohe ajo është perfolur për disa lidhje, ku më e fundit është me futbollistin shqiptar Liridon Krasniqi.

Ata kanë shkëmbyer disa komente në instagram duke shtuar dhe më shumë thashethemet për një lidhje. Liridon Krasniqi ka lindur në Gjermani, ndërkohë që luan për një ekip malajzian.

Larsa Pippen nuk është më shoqe me familjen Kardashian, pasi siç ka thënë dhe ajo vetë fajtor për këtë largim është Kanye West.

Mediat e huaja shkruajnë se një nga shkrimet e Kanye-s në Twitter i referohet Larsas, të cilën e akuzon për afrimitet me Tristan Thompson. Për sa i përket lidhjes, çifti ka disa muaj bashkë. A do të largohet Liridoni nga Malajzia për t’u shpërngulur në Amerikë apo dyshja do të vazhdojë lidhjen në distancë? Mbetet për t’u parë…FOTO GALERI1/10

SHIKO MË SHUMË

U ofendua rëndë nga tifozët, Sasa reagon ashpër

Sasa Hoda ka reaguar pas një incidenti të ndodhur në palestrën “Sezai Surroi” në...

Të ngjitur për njëri-tjetrin, Adrola poston foto me këngëtarin Capital T

Modelja shqiptare Adrola Dushi po vazhdon të publikojë foto krah këngëtarit Capital T. Mirëpo, në...

Sërish krahë njëri- tjetrit, Për çka po e uron Benita-Ludon?

Raportet e krijuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” shpesh ndryshojnë pas përfundimit...