Shoqatat e diabetit kërkojnë dërgesë të rregullt të insulinës cilësore

PUBLIKUAR

Në kërkesat është theksuar që si risi të prezantohet tresiba, e cila është një insulinë ndikimi i së cilës zgjat 48 orë me se zvogëlohet tre deri më katër herë numri i injektimeve, që është mirë për fëmijët me diabet, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Asociacionit për diabet të fëmijëve, Balans МК, Cvete Serafimoski i ftoi mjekët që mos ta zëvendësojnë terapinë me insulinë vetëm që të kursehen mjete.

Nga shoqata kërkojnë të furnizohen aparate cilësore për matje të sheqerit , si para dy vitesh, sepse, siç thonë, këto aktualet në temperatura më të ulëta apo më të larta nuk japin rezultate të sakta. Ata po ashtu theksuan se gjilpërat që vendosen në stilolapsat e insulinës janë të cilësisë së dobët.

Duke theksuar për mungesën e insulinës, Serafimoski ka thënë se sasitë harxhohen që në javën e parë të muajit për të cilin është paraparë dërgesa.

Nga shoqatat e të sëmurëve me diabet paralajmërojnë se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre ata janë të gatshëm të  kampojnë para Ministrisë për shëndetësi.

SHIKO MË SHUMË

PDK thotë se Bedri Hamza jep dorëheqje pasi të shpallen zgjedhjet në parti dhe nuk rikandidon

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza do të largohet nga pozita e...

Lladrovci: Jeta dhe siguria e maturantëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër në botë

Me rastin e planifikimit të ekskursionit në Shqipëri, për shkak të situatës, kryetari i...

Ali Ahmeti reagon për ngjarjet në Shqipëri: Asnjë forme dhune, nga cilado palë, s’mund të jetë përgjigje ndaj krizës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka shprehur shqetësim për zhvillimet...