Shoqata e Filozofëve të Kosovës ka dënuar fuqishëm sulmin ndaj anëtarit të saj, Azem Deliut
Shoqata thotë se veprimet e tilla, jocivilizuese, janë sulm ndaj lirisë së mendimit dhe fjalës, autonomisë individuale, integritetit intelektuale dhe sigurisë qytetare.
“Shoqata e Filozofëve të Kosovës shpreh shqetësimin se akte të tilla cenojnë vlerën më të lartë të Njeriut dhe qytetërimit modern – Lirinë.”, thuhet në reagim.


