Shoku i skuadrës së Conor McGregor, Artem Lobov e ka mposhtur kundërshtarin Jason Knight, por ndërkohë është përgjakur në luftën e ashpër të zhvilluar në Bare Knuckle FC
Conor McGregor e ka mbështetur shokun e tij të skuadrës, Artem Lobov derisa rusi e mposhti Jason Knight, në një meç boksi brutal, me plot gjak dhe shenja në fytyrë e trup, shkruan Gazeta Express.
Lobov e Knight përfunduan me çarje në fytyrë, për të cilat tregojnë edhe fotografitë e tmerrshme të shfaqura pas meçit.
“Çfarë bishe. Krenar me ty. Një luftë e jashtëzakonshme. Lobov e meriton kontratën e re. Një shfaqje e madhe edhe nga Jason Knight. Respekt maksimal”, ka shkruar McGregor në Twitter. /Gazeta Express/



