Shkolla e mesme profesionale “Adem Gllavica” rrezikon të mbyllet

PUBLIKUAR

20141017202634314620

Rinovimi i dyerve,dritareve,nyjave sanitare,dyshemesë,gëlqerosja tërë objektit,dezinsektimi e dezinfektimi, ishin disa nga vërejtjet për Shkollën e mesme profesionale `Adem Gllavica`në Lipjan.

Këto çështje duhet të përmirësoheshin brenda 30 ditëve, sa ua ka përcaktuar Inspektorati sanitar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, në të kundërtën sipas tyre, shkolla edhe mund të mbyllet për shkak se rrezikohet shëndeti i nxënësve dhe mësimdhënësve, nga aspekti higjenik.

 

Ibrahim Tërshnjaku – Kryeinspektor AUV, thotë se në këto rrethana kanë dhënë një afat kohor.

””Do të jemi shumë rezident edhe do të jemi shumë vendimmarrës për këto gjendje jo të mira, në ato shkolla të cilat vërtetë nuk i plotësojnë kushtet tekniko sanitare,ne ndoshta do të marrim vendime që ato shkolla vërtetë të mbyllen përkohësisht dhe të dislokohen në objekte tjera. Nuk do t`i lëmë që fëmijët tanë të kenë pasoja të ndryshme shëndetësore, të cilat na paraqiten në këto kushte.`

 

Në anën tjetër, drejtues të kësaj shkolle thonë se disa nga vërejtjet e bëra nga inspektorati sanitar, për këtë objekt, janë përmirësuar. Ata theksojnë se nuk rrezikohet shëndeti i fëmijëve, edhe pse sipas tyre objekti shkollor është i ndërtuar në vitin 1963.

 

Minavere MUSTAFA – zv.Drejtoreshë e Sh.M.P. `Adem Gllavica`,  Lipjan

`..të jetë një gjë e viteve 63””, edhe tash për vitin 2014 sa flasim, vet vitet tregojnë, sado që të jetë më një vlerë e kualitetit të lartë, nuk mun të jetë e nivelit të duhur, mirëpo mirëmbajtjen e bëjmë aq sa kemi mundësi…`

Për mësimdhënësin Fatmir Sopa, probleme në këtë shkollë do të ketë në sezonin e dimrit, pasi dritaret dhe dyert në këtë objekt shkollor, janë tejet të vjetruara.

 

Fatmir SOPA – Mësimdhënës i lëndës së biologjisë:

“…momentalisht dritaret janë të mbyllura, sepse nëse i hapim mund të shkaktohen probleme, kështu që për momentin nxënësit duhet të qëndrojnë ndoshta edhe pak pa ajër, se me të vërtetë, meremetimi ndoshta duhet të fillojë nga dyertë dhe dritaret…”

Afati i fundit, sipas kërkesës së Inspektoratit sanitar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, që kushtet higjienike të përmirësohen në këtë shkollë ka qenë data 15 e këtij muaji.

 

Por, drejtues të arsimit në komunën e Lipjanit theksojnë se dyert, dritaret dhe dyshemeja nuk mund të rinovohen brenda një kohe të shkurtër, pasi kjo drejtori nuk ka mjete buxhetore për investime kapitale.

 

Rasim HASANI – Drejtori i Arsimit në Komunën e Lipjanit

“…kemi kryer deratizimin për atë shkollë edhe pse është shumë herë kur inspektorati në raste të caktuara që të bëjën brenda 2-3 dite me përfudnu një procedur, ndërsa proceduarat e prokurimit kërkojën dicka tjetër dhe këto gjëra bien ndesh mes veti. Ne jemi me një vit buxhetor i cili është i planifikuar nga qeverisja e kaluar dhh për këso lloj investimesh nuk ka asnëj cent…”

Shkolla e mesme profesionale `Adem Gllavica` në Lipjan ka gjithsej 1 mijë nxënës, të cilët e zhvillojnë procesin mësimor në dy ndërrime/rtk/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan pasi vodhi gjësende në një lokal

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka vjedhur gjësende në...

Vdes 43-vjeçari pasi ra nga një objekt në rrugën Ferizaj-Prishtinë

Sot rreth orës 15:00, një punëtor 43-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga një...

Këmbësorja goditet në vija të bardha nga vetura në Lipjan (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në një rrugë të Lipjanit. Bazuar në pamjet...