Shkolla fillore në Bujari, në gjendje shumë të keqe

PUBLIKUAR

Shumica e dyerve dhe dritareve të shkollës fillore “Emin Duraku” në Bujari të Lipjanit nuk janë në gjendje më të mirë – asnjëra nga ato nuk kanë doreza.

Gjendja e tillë e shkollës është bërë e padurueshme për nxënësit dhe mësimdhënësit që ankohen për kushtet e vështira në të cilat zhvillohet mësimdhënia dhe mësimnxënia.

Drejtori i kësaj shkolle Hazbi Sahiti thotë se ky institucion arsimor ka pas para një viti mbi 600 nxënës, por 400 prej tyre kanë shkuar në shkollat e reja që janë ndërtuar në fshatrat fqinje të Bujarisë, njëra në Gllogovc e tjetra në Banullë.

Megjithë këto mangësi, prindërit e nxënësve që vijojnë mësimin në këtë shkollë nuk i lejojnë nxënësit që të kalojnë në të tjera shkolla.

Nga ana tjetër, Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Lipjan, Rasim Hasani, premton se Bujaria do të bëhet me shkollë të re vitin e ardhshëm.

Kronikë e Arbresha Fazliut.

SHIKO MË SHUMË

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...