“Shkoja në Francë për Zidanin, dua ta fitoj Championsin me Realin”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Ëndrra e Eden Hazard është që ta fitojë Ligën e Kampionëve me Real Madridin.

Një ëndërr i është realizuar Eden Hazardit, ai tashmë është lojtar i Real Madridit, diçka që thotë se “kam ëndërruar që një kohë të gjatë”, raporton Gazeta Express.

Ai tashmë është prezantuar në “Santiago Bernabeu”.

Futbollisti, për të cilin “Los Blancos” derdhën mbi 100 milionë euro në arkat e Chelseas, zbriti në terrenin e stadiumit mitik madrilen të enjten mbrëma, me bluzën e skuadrës së tij të re, të cilën nuk ngurroi ta puthë, duke ngritur në peshë entuziazmin e tifozërisë.

Pas konferencës së parë si lojtar i Realit, tani Hazard ka dhënë edhe intervistën e parë për Real Madrid TV si futbollist i Los Blancos.

Duke treguar sërish që si fëmijë ka ëndërruar të luajë për Realin, ai foli për Ligën e Kampionëve.

“Champions League? Kam arritur në gjysmëfinale me Chelsean, por ende s’e kam fituar. Nuk e kam fituar kurrë, mendoj se është koha ime. Dua ta fitoj”, tha Hazard.

Çfarë do të thotë Zidane për ty?

“Kam nisur të shikoj futboll për të. Kam jetuar në Belgjikë, por shkoja në Francë për të. Tani do të punojmë së bashku dhe është një ndjenjë speciale. Dua që parasezoni të vijë sa më parë”.

Kujtimi i parë për Real Madridin si fëmijë?

“E mbaj mend kur Zidane shënoi vollej në finale (të Champions League) kundër Bayer Leverkusen”.

“Një mesazh për madrilenët… Përshëndetje të gjithëve. Dua të ju falënderoj për mikpritjen. Keni qenë fantastik dhe dua të ju shoh të gjithëve në Bernabéu për ndeshjen e parë në La Liga”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...