Shkodër: Nusja tenton të djegë me benzinë vjehrrën dhe kunatën

PUBLIKUAR

Nusja tentoi të djegë vjehrrën dhe kunatën me benzinë, derisa ngjarja ka ndodhur në një familje në fshatin Stajkë të Shkodrës.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, rreth orës 00:20, ku shtetësja E.P ka spërkatuar me benzinë vjehrrën dhe më pas kunatën, por fatmirësisht nuk pati pasoja në njerëz apo dëme materiale.

Autorja është shoqëruar në komisariat për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, shkruan Lapsi.al.

“Më datë 29.07.2016 rreth orës 00:20, në fshatin Stajkë, në banesën e shtetasit L.P, shtetësia E.P, ka tentuar të djeg me benzinë, duke i spërkatur, vjehrrën dhe kunatën. Nuk ka pasoja në njerëz apo dëme materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, ka njoftuar policia.

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku pas takimit dy orësh me Kurtin: Jemi në situatë të pamundur numerike për ta zgjedhur presidentin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është deklaruar pas takimit që ka...

KPK zgjedh Bahri Hysenin Zëvendëskryeprokuror të Shtetit

Prokurori Bahri Hyseni është zgjedhur Zëvendëskryeprokuror i Shtetit me propozim të Kryeprokurorit të Shtetit,...