SHKK pezullon nga puna zyrtarin që dyshohet se mori ryshfet dhe keqpërdori pozitën zyrtare

PUBLIKUAR

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka bërë të ditur se ka pezulluar nga detyra e tij zyrtarin E.Q, pasi e kishte keqpërdorur pozitën e tij dhe kishte marrë ryshfet, gjithashtu.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se ka pezulluar nga puna zyrtarin E.Q. I njëjti dyshohet se gjatë kryerjes se detyrës ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të ryshfetit”, njofton SHKK.

Tutje SHKK, ka deklaruar se vendimi për pezullimin nga puna të këtij zyrtari është marrë nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së.

“Vendimi për pezullim  është marr nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së, dhe menjëherë janë njoftuar organet kompetente, të cilat po merren e rastin.  Masa  e pezullimit mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër”./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres në fushën e kontrollit financiar, thotë raporti i...

​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të mërkurën familjen e Arlinda...

Kos: Kosova mbetet e përkushtuar për rrugën e saj evropiane

Komisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka qenë folëse kyçe në takimin e...