ShKK: Nuk ka ‘terrorizim’ në burgun e Lipjanit

PUBLIKUAR

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka shprehur shqetësimin e thellë për “deklaratat dhe akuzat e pabaza” të adresuara ndaj zyrtarëve të Qendrës së Paraburgimit në Lipjan nga Lëvizja Vetëvendosje.

Përmes një komunikate, Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka shprehur shqetësimin e thellë për deklaratat dhe akuzat e pabaza të adresuara ndaj zyrtarëve të Shërbimit Korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se nuk ka asnjë “terrorizim” apo sjellje të pahijshme të zyrtarëve korrektues ndaj të paraburgosurve”, thuhet në këtë komunikatë.

Sipas ShKK-së, të paraburgosurit nuk “po enden nëpër zyra të ndryshme” siç po pretendon Lëvizja Vetëvendosje, por po dërgohen për ekzaminime të rregullta si pjesë e procedurave të paraburgimit.

“Shërbimi Korrektues ka marrë masa shtesë mbikëqyrëse dhe të kujdesit ndaj të paraburgosurve. Kujdesi i shtuar i zyrtarëve korrektues, është në funksion të sigurisë së të paraburgosurve dhe asnjëherë nuk ka tendenca keqtrajtimi”, thuhet po ashtu në kumtesë.

Për hir të transparencës, Ministria e Drejtësisë i ka bërë thirrje Zyrës së Avokatit të Popullit dhe KMDLNJ-së që të bëjnë vizita në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan dhe të verifikojnë gjendjen e të paraburgosurve dhe sjelljet e zyrtarëve korrektues.

LEXO:  Kryeziu: Pas autopsisë, gati u konfirmua se Astriti s’ka bërë vetëvrasje!

Reagimi i Shërbimit Korrektues ka ardhur pas një njoftimi të Lëvizjes Vetëvendosje, sipas të cilit aktivisti Atdhe Arifi, i burgosur padrejtësisht, po terrorizohet psiqikisht në mënyrë të vazhdueshme nga autoritetet e burgut të Lipjanit.

“Familja e aktivistit Atdhe Arifi, që e kishte vizituar sot atë, na tregoi që Atdheu po provokohet nga zyrtarët e burgut, të cilët gjatë gjithë kohës i futen në dhomë, e marrin nëpër zyra të ndryshme, e terrorizojnë pas mesnate duke hyrë në dhomën e tij me bateri dore, dhe në vazhdimësi i thonë: “Mos bëj vetëvrasje edhe ti, siç ka bërë Astriti!””, thuhet në një njoftim të Vetëvendosjes.

VV ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Egzon Halitit dhe Atdhe Arifit. “Burgjet e këtij regjimi nuk janë më ambiente të sigurta, të qeta e normale për të burgosurit, e veçanërisht për të burgosurit politikë. Lirimi i Atdhe Arifit e Egzon Halitit duhet të bëhet menjëherë dhe pa kushte”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...