Shkelzen Hajdini reagon ashpër ndaj lëvizjes Vetvendosje në Lipjan

PUBLIKUAR

 

Drejtori per buxhet dhe financa në Lipjan ka reaguar ndaj Vetvendosjes duke thënë qe lëvizja Vetvendosje ka bërë një analizë të dobët dhe joprofesionale.

Për menaxhimin financiar të Komunës së Lipjanit më së miri flasin organizatat kredibile monitoruese, ndërkombëtare dhe vendore, të cilat e vendosin Komune e Lipjanit të parën ose në mesin e komunave me përformancë më të mirë në tërë Republikën e Kosovës, thotë Hajdini

Ja dhe reagimi i plotë:

VV përmes një analize te dobët dhe joprofesionale qenka munduar të dezinformoj qytetarët e Komunës së Lipjanit rreth Planifikimit të Buxhetit 2017 dhe Projeksioneve Buxhetore 2018 dhe 2019, të miratuar nga Asambleja Komunale.
Ne jemi të vetëdijshëm që këto deklarata të VV-se nuk i marrin parasysh qytetaret e Lipjanit ngase ata i njohin kapacitetet intelektuale dhe qasjen destruktive të kësaj lëvizje e cila si qellim ka rrënimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.
Megjithatë për hirë të informimit të drejtë të qytetarëve, të cilët edhe ashtu janë të informuar në vazhdimësi për rrjedhat e menaxhimit të parasë publike në komunën tonë, reagojmë ndaj kësaj komunikate.
Koha e fjalimeve të rruges ka kaluar. Qytetari yne është lodhë nga njerëzit të cilët nuk bëjnë asnjë gram punë, ose punojnë mbrapsht, dhe plote gojën e kanë zhvillim. Në Lipjan kjo qasje është lënë anash qysh nga fundi i vitit 2013, kur ka ardhë në pushtet qeverisja aktuale. Tani me shumë se kurrë kërkohet që proceve të iu qasemi në mënyrë profesionale dhe të i lëmë anash interesat personale, grupore, klanore dhe partiake.
Për menaxhimin financiar të Komunës së Lipjanit më së miri flasin organizatat kredibile monitoruese, ndërkombëtare dhe vendore, të cilat e vendosin Komune e Lipjanit të parën ose në mesin e komunave me përformancë më të mirë në tërë Republikën e Kosovës. Konsideroj që për këto të arritura është i informuar opinioni Lipjanas dhe ai në nivel vendi, edhe pse disa individëve nuk ju pëlqen kjo. Sigurish që pa një planifikim të mirë të buxhetit nuk do të kishim mundur të arrijmë këto suksese në menaxhimin e përgjithshëm të Komunës dhe në menaxhimin financiar.
Andaj, nuk është etike të hedhim gurë mbi një qeverisje e cila është si dita me natën ne krahasim me qeverisjen e partisë të cilës i përkiste deri vone, dhe e cila ishte ne pushtet, kryetari i posa zgjedhur i Degës së VV-së në Lipjan. Po ashtu, menaxhimi financiar është si dita me natën ne krahasim me komunën e vetme te cilën e menaxhon VV dhe e cila mbetet nder komunat me te dobëta ne përqindjen e realizimit të buxhetit në nivel vendi. Natyrisht që neve na vjen keq dhe nuk i gëzohemi këtij fakti, ngase është Kryeqyteti ynë. Megjithatë, këto janë politikat qeverisëse të cilat mundohet të na i shes VV.
Edhe në Lipjan shihet qe VV është e njejtë. Këtë mund të e vërejmë nga kjo e ashtuquajtur analizë e cila mund të jetë gjithçka por vetëm analizë nuk mund të jetë. Ndoshta për nivelin e kësaj lëvizje, mund të quhet edhe punim shkencorë.
Buxheti i Planifikuar i Komunës së Lipjanit nuk është buxhet “I KIFLEVE” por është buxhet me pjesëmarrje dhe i planifikuar ngushtë me qytetaret e Komunës së Lipjanit, të cilët i falënderojmë për pjesëmarrje në planifikime buxhetore si dhe për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre. Në planifikimin e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve 2017/2019 dhe planifikimin e këtij buxheti ka marre pjese edhe shoqëria civile, të cilën po ashtu e falënderojmë për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre te shkëlqyeshëm.
Gjatë procesit të Planifikimit të këtij buxheti edhe VV ka pasur mundësi dhe hapësirë të mjaftueshme për të kontribuar ose përmes anëtarit të sajë në Kuvend ose si parti gjatë dëgjimeve buxhetore. Mirëpo, si duket VV ka zgjedhur deklaratat politike dhe jo kontributin për avancim të proceseve më tutje.
Me këto komunikata VV dhe kryetari i sajë nuk kanë hedhë gurë vetëm mbi Komunën tonë por kanë ofenduar edhe qytetarët e Komunës së Lipjanit duke i quajtur qytetarë me mentalitet të ulët, siç shprehet VV në komunikatat e saja ku thotë se buxheti është përshtatur me mentalitetin qytetar.
VV dhe kryetari i sajë në komunikatat e tyre, gjatë “analizimit të Planifikimit të Buxhetit” nuk e ka vërejtur se në Planifikimin e Buxhetit 2017 të hyrat vetanake të Komunës së Lipjanit janë rritur për 457,547.00€. Të hyrat në vitin 2016 janë 1,650,000.00€ ndërsa të hyrat buxhetore për vitin 2017 janë planifikuar 2,108,547.00€. Kjo është bërë duke u bazuar në përformancën e shkëlqyeshme të komunës sonë në realizimin e të hyrave vetanake. Për këtë menaxhim, Komuna e Lipjanit për çdo vit ka marrë çmime dhe shpërblime. Vetëm në muajt e fundit ne kemi marrë tri shpërblime për përformancë të mirë, e të cilat janë: granti i rregullt në vlerë prej 49,500.00€, shpërblimi për përmirësim më të mirë 44,500.00€ dhe shpërblimi tjetër për përmirësim më të mirë në shërbime 44,500.00€.
Nëse e analizojmë Planifikimin e Buxhetit për vitin 2017, në të cilin mund të këtë qasje secili, shohim se buxheti i planifikuar për arsim për vitin 2017, vetëm në kategorinë ekonomike të investimeve kapitale është 609,139.00€. Me këtë buxhet planifikohet të investohet në renovimin e shkollave, instalimin e nxemjeve qëndrore nëpër shkolla, ndërtimin e shkollave të reja dhe investime tjera për përmirësimin e kushteve te mësimit.
Më tutje, Buxheti i Planifikuar në infrastrukturë publike është 2,691,494.00€ i cili përfshinë kërkesat e qytetareve për rregullimin e Infrastrukturës publike te cilat kanë buruar gjatë bashkëpunimit te ngushte ne procesin e planifikimit te buxhetit dhe dëgjimeve buxhetore.
Në këtë planifikim buxhetor janë planifikuar edhe shume trotuare me ndriçimi publik dhe kujdes ndaj hapësirave neper fshatra te cilat do te ndikojnë njëjtë ne përmirësimin e jetës së qytetarit ashtu siç janë duke ndikuar investimet në trotuare dhe hapësira publike në Qytetin e Lipjanit i cili është duke ndryshuar dhe do të vazhdoj të ndryshoj.
Në Kulturë Rini dhe Sport, bazuar në kërkesat dhe nevojat e të rinjve, në këtë planifikim Buxhetor shuma e planifikuar për ndërtimin e Stadiumit të Qytetit është në vlerë prej 950,000.00€. Nëse marrim parasysh edhe mjetet e ndara buxhetore në këtë vit, shuma e planifikuar për Stadiumin e Qytetit është 1,100,000.00€. Me tutje,buxheti planifikuar përfshinë edhe ndërtimin e fushave të vogla dhe të mëdha në shume fshatra te Komunës sonë.
Komuna e Lipjanit qëndron shumë më mirë se shumë komuna me zhvillim ekomomik. Është mirë të përmenden zhvillimet e Komunës së Lipjanit drejt zhvillimt ekonomik dhe tërheqjes së investitorëve. Ne kemi arritur të licencojmë Zonën Ekonomik në Qylagë. Sot Komuna së bashku me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë janë duke bashkëfinancuar fazën e parë të projektit për rregullimin e infrastrukturës në këtë zonë ekonomike në shumë prej 282,000.00€. Kemi arritur të tërheqim investitor, të cilët kanë filluar punimet në ndërtimin e fabrikave dhe së shpejti do të filloj krijimi i vendeve te reja te punës. Megjithatë, edhe Komuna jonë është në Kosovë dhe edhe ne përballemi me problemet e njejta ashtu si përballet Komuna e Prishtinës, e Prizrenit, Ferizajt dhe komunat tjera.
Në Bujqësi, edhe përkundër vështirësive, sepse kufijtë e shpenzimeve nëpër kategori ekonomike përcaktohen me Qarkoret Buxhetore, kemi arrite te ndajmë 100,000.00€ për subvencione. Nga këto subvencione janë përkrahur gjithsejtë 107 bujq te komunës sonë. Me subvencione për mbjelljen e mjedrës janë përkrahur 51 bujq ndërsa 46 bujq janë subvencionuar për ndërtimin e serrave.
Po ashtu duhet të potencojmë se Komuna e Lipjanit ka qenë e vetmja Komunë e cila ka marre opinionin me te mire nga Zyra e Auditori Gjeneral , Opinion i Pamodifikuar, dhe nuk ka asnjë rekomandim në hartimin e pasqyrave vjetore financiare. Asnjë komunë në tërë vendin nuk ka arritur të marr këtë opinion. Këto suksese i ka mundësuar një planifikim i mirë i Buxhetit i cili ka garantuar një shpenzim të mirë, e të cilën qasje e kemi vazhduar edhe në planifikimin dhe projeksionet buxhetore për tri vitet e ardhshme.

Lipjani ka ndryshuar dhe është duke ndryshuar për çdo ditë. Për ata që kan sy, kjo duket. Disa nuk dëshirojnë me pa, disa nuk guxojne me e pa, dhe disa për interesa të tyre përsonale dhe klanore nuk i gëzohen këtij ndryshimi. Ju ftojmë të i leni anash interest e ngushta dhe të i bashkoheni këtij ndryshmi për të mirën e qytatarëve dhe fëmijëve tonë.

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...