Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Lipjan ka njoftuar se ka zgjedhur organet të tjera brenda kryesisë së LDK-së në Lipjan. LDK, ka njoftuar se Shkelzen Hajdini dhe Latif Ramadani janë zgjedhur nënkryetarët e degës së LDK-së në Lipjan, ndërsa Sefer Tasholli sekretar i LDK-së në Lipjan.
“Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Lipjan, ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt ku ka zgjedhur organet tjera brenda kryesisë, kështu që në mënyrë unanime janë zgjedhur dy nënkryetarët e degës së LDK-së në Lipjan, z.Shkelzen Hajdini dhe Latif Ramadani, ndërsa sekretar i degës, z.Sefer Tasholli.” “, thuhet në njoftim.
Sefer Tasholli në Komunën e Lipjanit mbanë poziten e nënkryetarit të dytë pas Fitim Selimit.
Shkelzen Hajdini, Drejtor i Drejtoratit për Buxhet dhe Financa, po ashtu në Komunën të Lipjanit, dhe
Latif Ramadani , Drejtor i Drejtoratit për Ekonomi dhe Zhvillim, po ashtu në Lipjan.
“Më pas kryesia e degës ka shqyrtuar edhe një mori çështjesh të tjera të cilat kishin të bënin me funksionalizimin dhe organizimin e procesit të punës në degën e LDK-së në Lipjan si dhe të nëndegëve të saj.
Kryetari i Degës, z.Imri Ahmeti, në mbështjetje të anëtarëve të tjerë të kryesisë ka formuar trupat punues për hartimin e agjendës lidhur me takimet që do të zhvillohen nëpër nëndegët e LDK-së, për të parë nga afër preokupimet e qytetarëve të komunës së Lipjanit. Po ashtu është formuar një grup prej tre anëtarësh për të bërë përgatitjet për mbajtjen e Kuvendit të Punës së LDK-së, dega në Lipjan.
Gjatë këtij takimi janë formuar edhe komisionet punues në kuandër të degës së LDK-së, siç janë: Komisioni për Informim, Arsim, Shëndetësi, Bujqësi si dhe është caktuar një zyrtar i lartë financiar.”, thuhet në njoftim./ LipjaniNews/


