Shkëlqejnë Suarez-Griezmann, Barcelona e shkatërron Napolin

PUBLIKUAR

Edhe në miqësoren e dytë, Barcelona ka dalë triumfuese kundër Napolit.

Pas fitores 2-1 ditë më parë, Barcelona e ka mposhtur sërish Napolin. Skuadra e Ernesto Valverdes, për dallim nga ditë më parë, ishte me konkrete dhe arriti të shënojë 4 gola, për të fituar në fund 4-0, raporton Gazeta Express.

Dyshja Luis Suarez-Antoine Griezmann dha sinjalet e para se së bashku mund t’i dhurojnë shumë Barçës sezonin 2019/20.

I transferuari nga Atletico Madridi për 120 milionë euro, shënoi golin e parë me fanellën e Barcelonës. Ai realizoi për 2-0 në minutën e 56’.

Golat tjerë i shënuan Luis Suarez 48’ dhe 58’ si dhe Ousmane Dembele 63’. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...