Shkarkohet drejtoresha e Arsimit në Gjilan

PUBLIKUAR

15:23 – Shkarkohet drejtoresha e Arsimit në Gjilan

Është shkarkuar drejtoresha e Arsimit në Gjilan, Selvije Sylejmani.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

Ai ka thënë se shkarkimi i saj ka ndodhur për  shkak të nepotizmit në një konkurs.

14:16 – Shkollat e mesme në Gjilan s’e përfillin thirrjen e kryetarit, vazhdojnë grevën

Në tri shkollat e mesme në Gjilan është duke vazhduar greva.

Klankosova.tv merr vesh se në Shkollën e Mesme Teknike “Mehmet Isai”, atë Ekonomike “Marlin Barleti” e atë të Mjekësisë “Dr. Asllan Elezi”, greva nuk është ndalur, përkundër thirrjeve të kryetarit të komunës, Alban Hyseni.

Thirrja për kthim në shkolla dhe ndërprerje të grevës u bë nga katër kryetarët e komunave të cilat i udhëheq Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërsa, Drejtoria e Arsimit në Podujevë dje ka njoftuar se mësimi në të gjitha shkollat e kësaj komune do të nis që nga dita e hënë, respektivisht sot.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...