Shkarkimi i Solskjaer, çështje orësh

PUBLIKUAR

Aventura e Ole Gunnar Solskjaer si trajner i Manchester Unitedit si duket ka ardhur në një fund.

Gazetari i njohur, Nicolo Schira raporton se tashmë bordi drejtues i Manchester Unitedit ka vendosur që ta shkarkojë trajnerin norvegjez.

Norvegjezi prej kohësh është në diskutim të vendit të punës, por disfata ndaj Watford e ka bërë të kthjellët situatën për drejtuesit e klubit.

Këta të fundit, në një mbledhje e cila mësohet të ketë zgjatur më shumë se katër orë, kanë dalë në përfundimin se skuadra ka nevojë për një ndryshim dhe se Solskjaer nuk mund të vazhdojë në krye sikur asgjë të mos ketë ndodhur.

Ndaj, mediat më prestigjioze të Kontinentit janë të sigurta se shkarkimi i trajnerit është thjesht çështje orësh, teksa sipas tyre palët kanë rënë dakord edhe për të përfunduar kontratën në mënyrë konsensuale.

Sakaq, alternativa e parë për stolin e Manchester United është ajo e Zinedin Zidan, i cili duket i joshur për të provuar dinamikën e kampionatit anglez pas aventurës së suksesshme me Real Madrid.

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...