Shkaku i Kosovës, SHBA bllokon zgjedhjen e Jeremiqit për Sekretar të OKB-së

PUBLIKUAR

Vuk Jeremiq, kandidat i Serbisë për sekretar gjeneral të OKB-së, sot është renditur i dyti pas raundit të pestë të votimit, derisa në vendin e parë edhe më tej vazhdon të jetë ish kryeministrit portugez, Antonio Guteresh.

Guteresh ka marrë 12 vota pozitive, dy negative dhe një votë të papërcaktuar, derisa Jeremiq i ka pasur tetë vota pozitive, gjashtë negative dhe një të papërcaktuar.

Në anën tjetër, shefi i diplomacisë sllovake, Mirosllav Lajçka në raundin e pestë ka marrë tetë vota pozitive, tetë negative dhe asnjë të papërcaktuar.

Raundi i kaluar ishte mbajtur më 9 shtator dhe atëherë ish kryeministrit portugez sërish ishte i pari, derisa Jeremiq ka arritur rezultatin më të mirë deri me tash – ishte i treti me dy vota pozitive më shumë së më parë.

“Nga 26 shtatori shpejtohet ritmi i zgjedhjes së sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, pasi që pas raundit të pestë të votimit joformal, më 3 tetor do të mbahet votimi i fundit, ku vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit do ta kenë pasqyrën e qartë të votave”, shkruan “Danas” , transmeton lajmi.net.

Por, duket që Jeremiqit nuk i hynë fare në punë këto vota, pasi që SHBA-të do ta bllokojnë zgjedhjen e tij për shkak të Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...