Shiu i pa fat lanë Shqipërinë e magjishme, Spanja triumfon! (Video)

PUBLIKUAR

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka pësuar humbje nga Spanja në duelin e madh të zhvilluar në Loro Boriçi të Shkodrës. Ndeshja përfundoi me rezultat 2-0 për Spanjën në një neshje ku ndikuan edhe kushtet atmosferike.

Stadiumi i Shkodrës u stërmbush mbrëmjen e të dielës për të pritur luanët e kombëtares drejt sfidës tjetër ndaj Spanjës, një mundësi për të krijuar avantazh të konsiderueshëm në tabelë.

Pjesa e parë u dominua në posedim nga Spanja, teksa Shqipëria provoi me kundërsulme të befasojë mysafirët, pa krijuar ndonjë rast të pastër.

Spanja mundësinë më të mirë e kishte kur Berisha ndali një goditje të fuqishme të Silvas, duke u bërë arsyeja pse porta mbeti e pa prekur, me mbrojtjen që në anën tjetër shfaqi një performancë të mirë duke bllokuar zonën, shkruan Telegrafi.

Në pjesën e dytë Spanja hyri me qasje tjetër, teksa Shqipëria u detyrua të zëvëndësojë Ermir Lenjanin, një lojtar që krijoi ekuilibër të dukshëm në krah.

Por, në pjesën e dytë u inkuadrua edhe rrëbeshi i shiut, i cili ndikoi në lojë.

Kështu, një pasim i Taulant Xhakës i cili ktheu topin te Etrit Berisha, bëri që kyi fundit të mos e degazhojë topin mirë në mesfushë, çka ndikoi që topi të ndalet edhe nga shiu pikërisht në këmbët e David Silvas, prej ku nisi edhe kundërsulmi, i cili rezultoi me gol të lehtë nga Diego Costa (55’).

Në gabimin e parë, Spanja e realizoi golin e parë – ndikuar nga shiu.

Vetëm gjashtë minuta më vonë Nolito me një goditje precize befasoi sërish Berishën, duke e lënë të shtangur atë për 2-0.

Goli i dytë krijoi momentum të rëndësishëm për Spanjën, e cila tashmë e kishte punën e kryer, me Shqipërinë e cila nuk ksihte fuqinë e nevojshme për të bërë kthesën në rezultat.

Me fitoren e Spanjës dhe me fitoren e Italisë, këto dy kombëtare ngjiten në krye të Grupit G, teksa Shqipëria mban vendin e tretë me gjashtë pikë, një pikë më pak se liderët e këtij grupi. Gjashtë pikë ka edhe Izraeli në vendin e katërt. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...