Shilegov: Gjykata Kushtetuese të deklarohet për Ligjin e PSP-së (Video)

PUBLIKUAR

Gjykata Kushtetuese të deklarohet menjëherë rreth iniciativës për vlerësimin e asaj se a bie ndesh me kushtetutën Ligji për Prokurori Speciale Publike. Drejtësia dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit nuk guxojnë që të janë nën kërcënim.

‘Qytetarët e dijnë, Gjykata Kushtetuese për vetëm pesë ditë nisi procedurë dhe për shtatë ditë solli vendim për iniciativën e BDI-së. Prej më shumë se tetë muaj, Gjykata Kushtetuese nuk bëri asgjë rreth iniciativës për Ligjin për PSP dhe po e mban peng gjyqësinë dhe sundimin e të drejtës. Kjo është e papranueshme. Askush nuk është mbi ligjin dhe shtetin ligjor.’, tha Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së.

Sipas Shilegov, prioritet i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë duhet që të jetë Ligji për PSP-në. Vetëm kështu do të mundësohet punë e pavarur e PSP-së. Qytetarët patjetër, sipas tij, duhet të sigurohen se para Ligjit të gjithë janë të barabartë. Vetëm kështu mund të mbijetojë Marrëveshja e Përzhinos.

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nuk zhvillohet ekonomia duke e ndëshkuar punëtorin e duke e dekurajuar prodhimin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bjarami ka reaguar ndaj siç ka thënë ajo vendimit të...

Vlora Çitaku emërohet në komisionin që do të trajtojë nismën e Qeverisë për Specialen

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, është emëruar anëtare...

Prishtinë: Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për armë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person 40-vjeçar në Prishtinë, i cili ishte në...