Crvena Zvezda është kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve pas pothuajse 30 viteve.
Salzburgu e shpërdoroi epërsinë prej 2 golave në epërsi që e pati në pjesën e parë, ndërsa Crvene Zvezda arriti ta barazojë rezultatin në 2-2 gjatë pjesës së dytë, kështu duke e siguruar kualifikimin, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat të barabartë pa gola, e cila u zhvillua në Beograd.
Kualifikim për në fazën e grupeve ishte një moment i madh i gëzimit për adhuruesit e klubit serb, ku në këtë video shihet një tifoz i cili ia merr fanellën lojtarit, Nemanja Radonjic, dhe e futë në të brendshmet e tij. /Gazeta Express/


