Instituti Hidrometorologjik i Kosovës ka raportuar se vendi ynë do të preket nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik, e ku do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.
Kjo situatë do të kushtëzojë mot kryesisht të vranët dhe me reshje të kohë pas kohëshme të shiut dhe borës.
Vlerat minimale të temperaturave do të jenë ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale gjatë ditës do jenë mes 2-3 gradë Celsius.



