ShGM: Reklamat qeveritare do ta legalizojnë korrupsionin në media

PUBLIKUAR

Kryetari i ShGM, Naser Selmani e ka kundërshtuar ashpër idenë për miratimin e Ligjit për fushatat informative dhe reklamuese të institucioneve publike, i cili sipas tij është kundër-kushtetues dhe e suspendon lirinë e mediave, pa të cilën nuk mund të funksionojë asnjë shoqëri demokratike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Selmani ka përsëritur se ligji do ti legalizojë dhe do ti zgjerojë marrëdhëniet korruptive midis pushtetit dhe pronarëve të mediave.

„Në vitin 2013 në një treg mediatik prej 20 milionë eurosh, qeveria ka marrë pjesë me 7 milionë, me se ajo ka marrë pjesë me mbi 30 për qind në financimin e mediave. Është e njohur se ai që i financon mediat ai dhe i kontrollon. Qëllimi është i qartë, të shndërrohen mediat në tabelë informative të qeverisë dhe të vritet çdo kritikë në media”, ka thënë Selmani.

Ai ka theksuar se bisedat e publikuara nga përgjimet pa dyshim e kanë vërtetuar lidhshmërinë midis reklamave qeveritare dhe ndërhyrjen e pushtetit në politikën redaktuese të mediave.

Sipas tij, reklamat qeveritare nuk kanë asnjë interes publik, por paraqesin propagandë të pastër të partive në pushtet.

ShGM, në vend të reklamave qeveritare synon subvencionimin e mediave, me të cilët qeveria do të financojë prodhimin e përmbajtjeve mediatike me interes publik

SHIKO MË SHUMË

Vrasja që tronditi Kosovën/ I jepet lamtumira e fundit, Arlinda Zekajt

Qindra qytetarët kanë marrë pjesë në varrimin e Arlinda Zekajt, gruas që u vra...

Krasniqi: Shoqëria jonë i ka faj sot djalit 12 vjeçar të Arlindës, që përfundoi në strehimore

Dardan Krasniqi, i ftuar në T7, në Kosova Live, ka komentuar rastin e vrasjes...

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),...