Shfuqizohet vendimi për ndalim qarkullimi në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan, parqet, shtigjet e ecjes, këndet e lojërave për fëmijë dhe vendet tjera publike

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit ka njoftuar se Kryetari Imri Ahmeti ka marr vendim për shfuqizimin e vendimit për ndalim qarkullimi në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan, parqet, shtigjet e ecjes, këndet e lojërave për fëmijë dhe vendet tjera publike, transmeton LipjaniNews.

Kryetari Ahmeti pavarësisht këtij vendimi apelon tek të gjithë qytetarët që të shmangën vendet e frekuentuara me shumë njerëz dhe të respektohen rregullat anti-covid, thuhet tutje.

Postimi i plotë:

Kryetari Imri Ahmeti mori vendim për shfuqizimin e vendimit për ndalim qarkullimi në, sheshin “Adem Jashari” në Lipjan, parqet, shtigjet e ecjet, këndet e lojërave për fëmijë dhe vendet tjera publike do të jenë të hapura për qytetarët ashtu siç ka qenë para datës 05.08.2020 duke respektuar në vazhdimësi masat parandaluese për mbrojtje nga pandemia COVID -19 të përcaktuara me vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, rekomandimet e IKSHP-së dhe legjislacionin në fuqi.

Kryetari Ahmeti pavarësisht këtij vendimi apelon tek të gjithë qytetarët që të shmangën vendet e frekuentuara me shumë njerëz dhe të respektohen rregullat anti-covid.

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...