Shfaqet Ceca, flet për jetën e saj pas vdekjes së Arkanit (Foto)

PUBLIKUAR

Këngëtarja serbe e muzikës folk, Svetlana Ceca Raznatoviç në një intervistë për revistën “Ekskluzive” ka folur për jetën e saj dhe fëmijët e saj pas vdekjes së Arkanit – Zeljko Raznatoviç, udhëheqës i paraushtarakëve dhe njërit ndër kriminelët më të mëdhenj në Serbi

Veljko dhe Anastasija Raznatoviç, janë dy fëmijët e këngëtares serbe Ceca dhe të njohurit Arkan, për të cilët ajo thotë se i ka rritur me dashuri dhe nuk ka lejuar që asnjëherë fëmijët e tyre të ndjenjë urrejtje ndaj ndokujt, përcjell Gazeta Express.

“Ata janë rritur pa baba, mirëpo mendoj që kam bërë punë të mirë në zhvillimin e tyre, pasi ata janë tani të mbushur vetëm me dashuri për secilin person”, thotë Ceca.

Ceca gjithashtu flet për problemet e së kaluarës, duke përfshirë edhe vdekjen e bashkëshortit.Ajo rrëfen se tani në familjen e saj, nuk përmendet ajo kohë – koha kur bashkëshorti i saj Arkan ishte akuzuar nga Gjykata Kriminale Ndërkombëtare për vrasjet në kohën e ish-Jugosllavisë, e më pas i ekzekutuar edhe në Beograd, vrasësi i të cilit ende nuk dihet.

Arkani u vra në Beograd nga një vrasës i panjohur, në muajin janar të vitit 2000./GazetaExpress/

Ja si duket tani Ceca bashkë me fëmijët me saj:

SHIKO MË SHUMË

Selin jep lajmin: Gimbos i’a kanë vjedhur makinen .. (Foto)

Fituesja e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka ndarë...

Zoja i kapet Adrianit pasi i tha “po shitesh për Prime”

Zoja është përballur me Adrianin sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Banorja...