Shevchenko komenton përballjen me Kosovën (Foto)

PUBLIKUAR

Ukraina është kundërshtari i tretë në ndeshjet kualifikuese për Kosovën, takim ky që ende nuk dihet se ku do të luhet, pasi Ukraina nuk njeh Pavarësinë e Kosovës dhe pasaportat e vendit tonë.

Trajneri i Ukrainës, ish-sulmuesi i mirënjohur Andriy Shevchenko, në një intervistë për mediat ukrainase, është pyetur edhe për dy takimet e tetorit, atë me Turqinë dhe Kosovën.

Sipas tij, me rezultatin e Kosovës 1:1 ndaj Finlandës, është treguar se në këtë grup nuk ka autsajder.

“Do të jenë ndeshje të vështira. Ne jemi në një grup të vështirë, nga i cili katër Kombëtare ishim pjesëmarrëse të “EURO 2016”. Kundërshtarët tanë kanë të kompletuar ekipet, kurse ne jemi ende në formim të ekipit. Ndeshjet e para në grup treguan se këtu nuk ka autsajder, prandaj ne duhet të luftojmë në secilën ndeshje, sepse mund të ketë shumë rezultate të paparashikueshme. Do të jetë vështirë, aq vështirë sa në debutimin tim, sepse përgjegjësia për rezultate rritet në çdo ndeshje. Dhe, përderisa jemi ne në ndryshim të ekipit, unë njëkohësisht dua të gjejë lojën që sjell rezultate”, deklaroi Shevchenko për mediat ukrainase, raporton gazetaolle.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...