Sheshel: Gruaja dhe fëmijët mezi presin të më fusin sërish në burg!

PUBLIKUAR

Lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, ka deklaruar se nesër nuk do të ndjekë vendimin që do t’ia kumtojë Tribunali i Hagës, dhe pranoi se nuk frikësohet aspak pavarësisht vendimit të marrë, por se edhe familja mezi po presin që ta hekin qafe.

“A mund të më paramendoni të frikësuar? Ja, po dridhem i tëri dhe nuk po mund të bëj asgjë, madje as të ha dhe pi. Nuk brengosem fare se sa vite do të më japin”, ka deklaruar Sheshel, transmeton Telegrafi.

I pyetur nga gazetarët nëse ky lajm do të shokoj edhe anëtarët e familjes së tij, Sheshel është përgjigjur duke thënë se ata përkundrazi do të gëzohen.

“Ata do t’i gëzohen rikthimit në burg, pasi i zgjoj herët në mëngjes (5:30).  Çdo mëngjes zgjohem herët dhe filloj të këndoj bëhuni gati, bëhuni gati çetnikë”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kurti me dy duart duke u mbrojtur nga vezët, Nol Nushi e tall: Pamje të tij si ushtar më 1999

Anëtari i PSD’së, Nol Nushi, është tallur me kreun e LVV’së, Albin Kurti, pasi...

Aksident me fatalitet në Prishtinë, një person humb jetën dhe një tjetër lëndohet

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një...

S’ka propozim për kryeparlamentar, Dehari ndërprenë seancën

Kryesuesi i seancës konstituive Avni Dehari, i ka ndërprerë punimet  e vazhdimit të seancës...