Një grua ka raportuar në polici se ishte sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj pas një mosmarrëveshjeje që ka ndodhur natën e 1 janarit rreth orës 01:00 në Graçanicë.
Sipas policisë, ankuesja ka dhënë deklaratën e saj dhe është intervistuar mbi ngjarjen, ndërsa pala tjetër, i cili dyshohet për sulmin, gjithashtu është intervistuar nga autoritetet, transmeton Klankosova.tv.
Pas intervistimeve, prokurori ka vendosur që rasti të procedohet në procedurë të rregullt, duke e kaluar çështjen në fazat e mëtejshme të hetimeve penale.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se kishin pasur një mosmarrëveshje me të dashurin e saj, mashkull kosovar dhe i cili e ka sulmuar atë fizikisht. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.


